Rita Ora shfaqi talentin e saj muzikor dhe figurën e pabesueshme trupore të dielën teksa performoi në Lisbonë të Portugalisë. Këngëtarja 33 vjeçe, u ngjit në skenë me një palë sytjena argjendi metalike, duke vënë në pah barkun e saj të tendosur . Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të kaltra elektrike për të nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara, me aksesorë me geta të tejdukshme dhe një sërë rripa lëkure të zbukuruar. Interpretuesja e hitit “Lonely Together” dhuroi një perfiormancë mahnitëse bashkë me balerinat e saj në skenë.