Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, është pajtuar për ristrukturimin e kabinetit qeveritar, por vetëm nën disa kushte dhe njëri prej tyre është që ai të zgjedhë ministrat. Riorganizimin e qeverisë e kanë kërkuar dy subjektet politike në pushtet, partia pro-serbe Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, ndërsa subjekti i tretë dhe më i vogël, Lëvizja Qytetare URA e ka kundërshtuar idenë.