Kalimi ilegal i shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe është kthyer tashmë në alarm të kuq për zyrtarët e vendit, ndërsa presioni mbi kryeministrin Rishi Sunak, po shtohet gjithnjë e më shumë. Pas disa javëve negociatash me shqiptarët, cështje për të cilën kryeministri i vendit ka qenë vetë i përfshirë, këtë të martë, pritet që Sunak të shpallë marrëveshjen për emigrimin, e cila do të përshpejtojë deportimet e shqiptarëve drejt atdheut të tyre.