Në intervistën e tij të parë pas tërheqjes nga gara presidenciale, Joe Biden tha për "CBS Sunday Morning" se ai e mori këtë vendim, në mënyrë që Partia Demokratike të mund të përqendrohej plotësisht në detyrën më të rëndësishme: ndalimin e ish-presidentit Donald Trump që të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.