Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur numërimin e votave në një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pas gjetjes së mospërputhjeve në votat për kandidatët për deputetë. Në një raport të publikuar nga KQZ, thuhet se rezultati ivotave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime. Rinumërimi i votave nisi të martën pasdite (13.01.2026) dhe do të kryhet në 914 vendvotime. Sipas KQZ, ky process, I rinumërimit të votave në 36 për qind të vendvotimeve në mbarë vendin rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja. Kosova e humbi një vit të tërë në vitin 2025 duke mos arritur t’i bëjë Kuvendin dhe qeverinë e re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të atij viti, gjë që shkaktoi krizë politike dhe zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit.