Spekulimet për mundësinë e konfliktit të ri të armatosur në Bosnje janë aktualizuar muajt e fundit, pasi Republika Sërpska - entitet me shumicë serbe - ka paralajmëruar kthimin jokushtetues të kompetencave shtetërore. Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe udhëheqës i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, ka thënë se planifikon tërheqjen nga ushtria e përbashkët e vendit, anulimin e ligjeve për Gjykatën dhe Prokurorinë e Bosnjës, për Autoritetin e Taksave Indirekte, për Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes dhe për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë.