Tre vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2022, rindërtimit duket sikur i ka rënë ritmi. Për vitin 2023 janë parashikuar vetëm 5 miliardë lekë në zërin e Fondit për Rindërtimin, teksa nga janari 2020 deri në shtator 2022, zëri i shpenzimeve për këtë fond arriti në 497 milionë euro Në shkrim thuhet se në zonat rurale, janë me qindra familjet që kanë marrë çelësat e një apartamenti, apo shtëpie individuale, falë rindërtimit, por Tirana dhe Durrësi janë ende kantiere të hapur që shpresojnë që kapitulli i fundit të jetë viti 2023.