Në Kavajë, një nga zonat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar, po punohet për të dorëzuar para Vitit të Ri shtëpitë e reja për banorët. Kryeministri Edi Rama vizitoi në këtë zonë, disa prej shtëpive në rindërtim e sipër. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se në atë zonë janë duke punuar për një numër të konsiderueshëm banesash.