Komisioni Europian konstaton mungesë transparence me fondet e rindërtimit në progres raportin e miratuar në Bruksel. Në dokument thuhet se shpenzimet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, mbeten të fryra dhe kanë gjeneruar vazhdimisht detyrime të praprambetura për buxhetin e shtetit, të cilat kanë ardhur në rritje në tremujorin e fundit të vitit financiar. Komisioni Europian vëren se shpenzimet e rindërtimit pas tërmetit nuk kishin transparencë pasi nuk u integruan në procedurat e rregullta të financave publike.