Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer vitin e fundit në epiqendrën më të rëndësishme të fluturimeve në Ballkan, duke lënë pas edhe Aeroportin e Beogradit. Sipas Monitor, liberalizimi i vizave ka rritur numrin e hyrje-daljeve të shtetasve nga Kosova nga pika kufitare në Aeroportin e Rinasit me rreth 4 herë në janar-prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.