Pesë shkolla në qytetin e Shkodrës do të rikonstruktohen. Në këto institucione arsimore do të shtohen ambientet sportive por jo vetëm. Investimin e njoftoi kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ku theksoi se e gjithë vlera e financimit do të kushtojë 4.5 milionë euro.