Beteja me sëmundjen e lupusit që në 2013-ën, transplanti i veshkës në vitin 2017, lufta me ankthin e depresionin si edhe ndarja me Justin Bieber, ndikuan negativisht në gjendjen fizike e emocionale të Selena Gomez. Pavarësisht se në janar këngëtarja lançoi albumin e saj të ri “Rare” dhe po punon për linjën e saj të kozmetikës “Rare Beauty”, ylli i “Lose you to love me” herë pas herë ka shqetësuar fansat, duke mos shfaqur shumë entuziasëm në intervista.