Partizani regjistroi nje fitore karakteri ndaj Teutes duke i mundur me permbysje me rezultatin 2-1. Nje triumf emocionues, qe solli shperthimin ne feste te gjithe pankines, ku u sinjalizua se fitorja vlejti me shume se vetem 3 pike. Ishte fillimi i nje faqeje te re ne kampionatin e Demave, ku ndoshta do te hidhen pas kraheve performancat poshte pritshmerive ne startin e sezonit ku jane grumbulluar vetem 12 pike.