Motoja kryesore e Bundesverit, është: Ne i shërbejmë gjermanisë. Por ky nuk është një mision i lehtë. Ushtria, forcat ajrore dhe marina kanë vuajtur për vite të tëra nga mungesa e pajisjeve. Kanë munguar tanke dhe helikopterë operativë, jelekë mbrojtës, çanta shpine dhe pajisje për shikim natën. Madje edhe të brendshmet e ngrohta për trupat në krahun lindor të NATO-s kanë munguar.