Skajet e kthyera të flokëve, një trend i viteve ’50 janë rikthyer përsëri në modë. Ish-Zonja e Parë e Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws dhe gruaja e John Kennedy, Jacqueline Kennedy ka qenë fanse e këtij modeli flokësh. Gjithashtu edhe motra e saj, Lee Radziwill në publik në të shumtën e rasteve i mbante skajet e flokëve të kthyera. Ndërsa në ditët e sotme, iu bashkuan trendit disa prej superyjeve, Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez. Modelja Grace McGovern kohët e fundit postoi në Instagram fotografi me skajet e flokëve të thyera. Kur ikonat e bukurisë përqafojnë këto trende, rrjetet sociale do të gëlojnë nga foto me modelin e njëjtë.