Me stinën e pranverës janë rikthyer edhe situatat problematike me zjarret në vend. Djegia e sipërfaqeve bujqësore për hapjen e parcelave të reja ka shkaktuar disa raste zjarri në qarkun e Elbasanit. Më problematike situata u paraqit në malin e Koshnicës, në fshatin Skënderbegas të Gramshit, aty ku dy ditë më parë u evidentua një vatër e madhe zjarri në zonë të thellë malore me terren të vështirë për ndërhyrje.