Kryeministri Edi Rama ka inspektuar Vlorën, pas situatës së krijuar nga përmbytjet. Ai tha se do të vijohet me 3 projektet e fundit që mbyllin zinxhirin e investimeve për kanalizimet dhe lehtësimin maksimal të ngarkesës së ujit në kohë reshjesh intensive në Vlorë, por vuri në dukje edhe investimet në kanalizime, të cilat parandaluan përmbytjen, nisur nga prurjet e ditëve të fundit.