Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës që do të shtrihet në nëntë qytete: Tiranë, Kamëz, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat dhe Pilur ne Himarë Me një program të pasur prej mbi 45 aktivitetesh, kjo javë ofron një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar, reflektim publik dhe shprehje artistike.