Interesi për të u zgjua gjatë izolimeve të Covidit dhe nga një dramë e re në Netfliks, dhe tani, një fluks turistësh po ‘sulmon’ japoninë, për të parë më nga afër botën e pazakontë të Sumos. Sporti kombëtar i Japonisë, qindra vjecar i vjetër dhe i rrënjosur në traditë, prej kohësh ka qenë një burim magjepsjeje për këdo që vinte nga jashtë vendit, por ata që janë të përfshirë në industri thonë se interesi është shtuar vitet e fundit.