Linjat hekurudhore të Greqisë do ët rihapen gradualisht, duke filluar nga 22 marsi, tri javë pas katastrofës vdekjeprurëse në Tempe, njoftoi ministri përgjegjës për transportin. Shërbimet e pasagjerëve dhe mallrave në itinerarin që lidh Athinën dhe qytetin verior të Selanikut, më i ngarkuari në një rrjet hekurudhor prej 2,500 km, janë ndalur që nga përplasja e trenave më 28 shkurt, ku humbën jetën 57 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.