Dy avionë turq F-16 shkelën ahpësirën ajrore greke pasditen e të hënës, pa lajmëruar më parë një plan fluturimi, duke nxitur sërish tensionimin e raporteve mes dy vendeve. Avionët u identifikuan nga kulla e vrojtimit ajror grek dhe u lajmëruan nga një avion luftarak helen që të largohen nga territori, teksa ngjarja u regjistrua në rajonin juglindor të Egjeut.