Pas 52 ditësh, rikthehen sulmet ajrore ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, teksa autoritetet ukrainase kanë raportuar për disa raketa të hedhura nga flota ajrore e Rusisë. Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se në orët e para të mëngjesit u dëgjuan shpërthime të forta, të cilat fatmirësisht nuk shkaktuan viktima.