Mijëra izraelitë iu rikthyen protestave në Jeruzalem duke kërkuar dorëheqjen e Benjamin Netanjahut, kryeministrit më jetëgjatë të vendit. Ata kërkojnë që të arrihet sa më parë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e mbi 130 pengjeve që mbahen në Gaza dhe dhënien fund të luftës. Policia përdori topat e ujit për të shpërndarë protestuesit, që kishin bllokuar bulevardin kryesor të qytetit.