Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori pjesë në përurimin e shkollës së rikonstruktuar në Rozhajë e cila është e vetmja ku mësohet në gjuhen shqipe.Abazoviq tha se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë ku vijojnë mësimet 23 nxënës, teksa theksoi se punimet për rikonstruksionin e saj kapën vlerën e 250 mijë eurove.