Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka thënë përfaqësuesve të kompanisë së trenave se ristrukturimi i hekurudhave të vendit “nuk është vetëm një kërkesë universale e shoqërisë greke, por tani është edhe një çështje personale për të”. Ai i bëri komentet në fillim të një takimi me përfaqësuesit e të rrjetit shtetëror Hellenic Railëays (OSE) dhe kompanisë së infrastrukturës hekurudhore ERGOSE, si dhe operatorit privat, në pronësi italiane Hellenic Train.