Tuneli i Llogarasë hapet për qarkullimin e automjeteve duke filluar nga 24 maji. Për të ndihmuar lëvizjen gjatë sezonit turistik, ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se deri më 15 shtator, të gjitha automjetet do të mund të kalojnë në tunelin e Llogarisë pa asnjë pagesë, me përjashtim të mjeteve të tonazhit të rëndë që duhet të përshkrojnë rrugën e vjetër.