Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, Rihanna, ka folur për një ndryshim të saj tejet të madh që përjetoi pasi u bë nënë. Artistja thotë se nuk e kishte pritur që të pësonte humbje të flokëve pas lindjes së fëmijëve. Kënëtarja e hitit “We found love”, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e shkëputur nga muzika, ka dy fëmijë me partnerin e saj ASAP Rocky. “Nuk e dija që kjo do të ndodhte me periudha. Mendova se thjesht do të ndodhte dhe flokët do të rriteshin përësëri”, theksoi ajo.