Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Njoftimi për këtë bisedë është bërë nga ana e ambasadorit Kosnett përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ku ka theksuar se “procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”.