Në muajin maj kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tour takimesh me diasporën që do e ketë pikënisjen në Athinë, ku pjesëmarrja parashikohet të jetë e lartë. Mësohet se këto takime në kuadër të rienergjizimit të partisë socialiste, do të fillojnë më 12 maj në Greqi për të vijuar më pas edhe me vende të tjera ku ndodhet diaspora shqiptare.