Dy rezoluta paralelisht janë dërguar në adresë të Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet dënimi i sulmit terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës. Teksa rezoluta e parë e ka mbërritur në Kuvend më datë 29 shtator 2023 nga Partia Demokratike, ajo e maxhorancës socialiste ka mbërritur më datë 2 tetor, me një subjekt thuajse të njëjtë, përveç faktit se demokratët e kërkojnë me mocion me debat, ndërsa socialistët thjeshtë kërkojnë miratimin e rezolutës që dënon këtë sulm.