Lufta në zemër të Evropës është në prag. Rusia po shfaqet kërcënueshëm në kufijtë e Ukrainës, duke e bërë situatën krejtësisht të paqëndrueshme mes dy vendeve, por duke futur jo pak në lojë edhe shtete të tjera; disa partnere strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa, si pjesë e aleancës së euroatlantikut. Shqipëria është e pozicionuar në të dy këto kahe. Së pari, partnere strategjike, së dyti vend i NATO.