Ambasada iraniane është zbrazur nga diplomatët, por jo nga prania e forcave policore. Kontrollet brenda godinës vijuan edhe këtë të premte, ndonëse deri më tani nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Burime të sigurta konfirmojnë se edhe kamerat e sigurisë të ambasadës janë lënë pa memorie, po ashtu edhe disa kompjuterë.