Greqia planifikon të nisë kërkimet për rezerva karburantesh, në Detin Jon dhe në Kretë. Një raport i qeverisë, thekson se kërkimet vijnë pas tentativave të dështuara për të shfrytëzuar burimet e brendshme dhe shqetësimeve për furnizimin me gaz rus. Kyriakos Mitsotakis dha dritën “jeshile” për përshpejtimin e kërkimeve për nxjerrjen e gazit natyror. Mitsotakis vendosi si synim të qartësojë imazhin e ekzistencës së vendburimeve të mundshme të gazit natyror në Greqi deri në fund të vitit 2023.