Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ndau mbrëmjen e së mërkurës çmimet për sipërmarrësit që kontribuojnë për ekonominë e Shqipërisë. Mes sipërmarrësve që u nderuan me çmime ishte edhe Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel, për kontributin në botën mediatike shqiptare. Dhoma e Tregtise tha se çmimi i jepet trashëgimtares së Dritan Hoxhës, Lorit, duke theksuar se po vazhdon në gjurmët e të atit duke krenuar dhe gëzuar shqiptarët me punën e saj. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, vlerësoi themeluesin e Top Medias, Dritan Hoxha, duke theksuar se me iniciativën e tij në media bëri krenarë shqiptarët kudo në botë.