Me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë, janë sekuestruar posuritë e një shtetasi të dënuar me 21 vite burg në Itali. Bëhet fjalë për Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasuritë e të cilit arrijnë në rreth 3 milionë euro. Bëhet fjalë për 2 resorte, në Sarandë, 1 kamion dhe 1 rimorkio, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.