Anëtari republikan i dhomës së përfaqësuesve, në SHBA, akuzon departamentin amerikan të shtetit se ka vendosur sanksione mbi ish presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, si shpagim për besnikërinë e tij ndaj republikanëve dhe akuzat e ashpra në adresë të megadonatorit të demokratëve, George Soros. Zeldin, anëtar i komitetit të punëve të jashtme, prej muajsh i ka kërkuar departamentit të shtetit të ofrojë prova konkrete se Sali Berisha, një aleat i ngushtë i familjes Bush, është i përfshirë në korrupsion domethënës sic administrata Biden tha kur shpalli sanksionet ndaj tij në Maj.