Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi kongresin amerikan të enjten mes pikëpyetjesh të ngritura nga republikanët nëse duhet të miratuar një paketë e re ndihme për Ukrainën. Zelenskiy udhëtoi drejt Uashingtonit pasi u përpoq të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara. Ai do të takohet gjithashtu me Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit ushtarakë në Pentagon, si dhe pritet të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare.