Top News – Republikanët dënojnë takimin/ ’Biden u shfaq i dobët, i dha putin fitoren morale’
16/06/2021 20:35

Republikanët dënuan samitin e Gjenevës të mërkurën, duke pretenduar se Presidenti Biden i dha Presidentit Putin një fitore duke e përshkruar një Rusi të sëmurë si një "fuqi të madhe". Biden dhe Putin pozuan për kamerat përpara bisedimeve, të cilat presidenti i SHBA i përshkroi si bashkimin e "dy fuqive të mëdha". Strategu republikan John Feehery ka argumentuar se një "fuqi e nivelit të tretë" si Rusia, e cila ka një prodhim ekonomik më të ulët se California, nuk është e denjë për vlerwsimin e Biden. "Biden po e trajton atë sikur të ishim kthyer në mes të Luftës së Ftohtë. Ne duhet të përqendrohemi më shumë në Kinë, e cila është një kërcënim i rëndësishëm. Putini e do vëmendjen dhe Biden duket se ia dha me gjithë qejf.” Takimi ishte i shumëpritur, në një kohë kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në një nivel të ulët. Por me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që kishin pritshmëri minimale për progres, republikanët thanë se kishin frikë nga një fitore e Putin në marrëdhëniet me publikun. "Ofrimi i një takimi Putinit është vetëm fitorja e fundit që Joe Biden i ka dhënë Rusisë, duke përfshirë heqjen dorë nga sanksionet për gazsjellësin Nord Stream 2, gjw qw dwmton sektorin e energjisë në SHBA," tha drejtoresha e komunikimit të Komitetit Republikan të Kombit Danielle Alvarez . "Dështimet e politikës së jashtme të Biden-it e kanë forcuar Rusinë në kurriz të vendit tonë. Populli Amerikan meriton një lider që i jep përparësi interesave tona dhe i bën pwrgjegjws aktorët e këqij,” përfundoi ajo.

Top Channel/ Shisnin 40 mijë doza narkotikësh në muaj në Itali, arrestohet shqiptar, dyshohet se…
17/12 22:38
Top Channel/ Negociatat për paqe, diplomatët amerikanë dhe europianë bien dakord për siguri
17/12 22:35
Top Channel/ Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
17/12 22:26
Top Channel/ Vrasja makabre e djalit të zyrtarit të lartë ukrainas, u torturua për 200 mijë dollarët
17/12 22:09
Top News – Trupat evropiane do zbrapsin rusët / Merz shpjegon garancitë që i janë ofruar Ukrainës
17/12 15:25
Top News – ‘Momenti i pavarësisë së Evropës’ / Von Der Leyen: Jetojmë në një botë luftërash
17/12 15:11
Top News – Putin kritikon “histerinë” perëndimore: Thirrjet për luftë me Rusinë, marrëzi
17/12 15:10
Top News – Gripi i ri sulmon Evropën / ‘Gjunjëzon’ kujdesin shëndetësor, spitalet në vështirësi
17/12 15:09
Top News – Dinosaurët jetonin në Itali / Gjenden mijëra gjurmë 210 milionë vjeçare
17/12 14:39
Top News – Brezi i humbur i Ukrainës / I bllokuar në një ‘karantinë të përjetshme’
17/12 14:38
Top Channel/ Trump i shtrëngon “lakun” Venezuelës: SHBA bllokon anijet cisternë të naftës!
17/12 14:37
Top News – Rusia, kërkesa ‘të paarsyeshme’ / Meloni flet për diskutimet për paqen në Ukrainë
17/12 13:46
Top Channel/ Krerët e BE-së në Bruksel, cfarë pritet nga samiti: “Detyra” për vitet e ardhshme!
17/12 12:33
Top Channel/ BE heq dorë nga motorët me djegie: Por makina me naftë edhe pas 2035-sës!
17/12 12:08
Top News – Stacion metroje nën Kolose / Bashkë me thesaret antike të qytetit të përjetshëm
17/12 11:53
Top News – Çisternat e naftës ‘nën rrethim’ / Trump ‘bllokon’ hyrjen dhe daljen nga Venezuela
17/12 11:52
Top News – Mossadi kërcënon Iranin / ‘Bombën bërthamore e shihni vetëm në ëndrra’
17/12 11:52
Top News – ‘Të ndalojmë pushtuesit e huaj’ / Trump ndalon hyrjen në SHBA për 20 shtete të tjera
17/12 11:29
Top News – Bum kanabisi, emergjencë ketamine / Aeroporti i Brukselit ‘nën sulm’, rriten sekuestrimet
17/12 11:29
Top News – Brukseli bën hapa prapa / Heq dorë nga ndalimi i motorëve me naftë dhe benzinë
17/12 11:27
DIGITALB DIGITALB