Policia dhe protestuesit spanjollë janë përplasur për të tretën natë rradhazi mes indinjatës që ka shkaktuar arrestimi I një reperi të njohur në vend, I cili në tekstet e këngëve të tij ka fyer monarkinë dhe policinë. Debati madh që ngjalli në vend ky episod lidhur me lirinë e fjalës, nuk vonoi shumë që të shpërthente edhe në rrugë duke sjellë përleshje të ashpra me policinë në disa qytete të mëdha përfshirë Lleidan, Barcelonën e Valencian.