Bledar Ramaj, reperi shqiptar që me emrin e artit njihet si Marco, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, pas publikimit të një prej këngëve të tij, ku shfaqet duke thyer një televizor, në kohën kur sekretarja e brendshme Suella Braverman po mbante një fjalim për emigrantët e paligjshëm. Tabolidi britanik Daily Mail, i cili shpesh herë ka patur në qendër të vëmendjes aktivitetin e shtetasve shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, publikoi artikullin për të riun shqiptar.