Top News- Rënia e ‘Murit të Berlinit’ në Tiranë/ Politika përkujton eksodin 1990, ‘rikthehet’ Basha
02/07/2022 17:44

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar këtë të shtunë 32 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve, 2 korrikun 1990, ku shqiptarët çanë muret e ambasadës gjermane, duke nisur eksodin më të madh. “Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.”, shkruan Meta teksa kërkon zbatim të reformave të kërkuara dhe thekson se koha për këtë është tani. Nga ana tjetër Kryedemokrati Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo datë shënjon plagosjen për vdekje të diktaturës dhe shembjen e Murit të Berlinit në Shqipëri. Berisha po ashtu nuk kursen kritikat për mosreagim të intelektualëve në atë kohë, teksa shton se pavarësisht kësaj, kjo kryengritje “me jehonen e saj te jashtezakonshme deshmoi se Shqiperia socialiste nuk ishte dhe nuk do mbetej shkemb graniti i socializmit ne Europe, apo Kuba e Adriatikut dhe se diktatura komuniste ne kete vend kishte hyre ne agonine e saj.” Berisha në shenjë mirënjohje shton: “Mirenjohja jone kete dite shkon edhe per ambasadorin e RFGJ Werner Daum dhe koleget e tij per mbeshtetjen e tyre te fuqishme per kryengritesit e 2 korrikut dhe popullin e shtypur shqiptar.” Ndërkohë lidhur me këtë datë ka reaguar edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sulmon qeverinë për largimin e shqiptarëve, por nuk lë pa thumbuar as edhe ata që i quan si e shkuara e vendit. “Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar.”, shkruan Basha.

Top Channel/ Mashtrimi me mjekimet false/Urdhri i mjekut : Kemi pacientë që kanë ndërprerë trajtimin
13/07 15:12
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”. Pleqtë e fshatit: Asnjë centimetër nuk do gëzojnë
13/07 15:02
Top Channel/ Fatura për gjyqtarët e shkarkuar, u dhanë 86 mln lekë të “pagesës kalimtare”
13/07 15:02
Top News- OSHEE forcon kontrollin, asnjë lidhje energjie në objektet pa leje
13/07 14:43
Top News- Lirohet hapësira publike në Golem, procedohen penalisht për rastin dy persona
13/07 14:13
Top News- 14 milionë lekë gjoba për ndotësit/ Dy të ndëshkuar, hodhën mbeturinat në det e lumë
13/07 14:04
Top News- Siguria detare, verifikim mjeteve lundruese/ Bllokohen 36 jet ski, skafe e gomone
13/07 13:29
Top News- Inskenoi rrëmbimin për të zhvatur të atin/ Pranga 28-vjeçarit, i shiti dhe makinën
13/07 13:28
Top News- Zaptuan hapësirën publike për parkim /Ndërhyn policia, por nuk kap dot autorët në Vlorë
13/07 12:56
Top News- Pamje të rralla! Delfinët spektakël si kurrë më parë në bregdetin e Himarës
13/07 12:55
Top News- Situata e zjarreve në vend/ 18 vatra në 24 orë, dy ende aktive
13/07 12:21
Top News- Kush janë pesë qarqe të rrezikuara nga zjarret, emergjencat tregojnë zonat
13/07 12:21
Top Channel/ Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova
13/07 12:19
Top Channel/Vermoshi, qetësia e shpirtit/Natyra e paprekur, të huajt e preferojnë gjithnjë e më shum
13/07 12:18
Top Channel/ Sezoni veror artistik në Elbasan, më shumë aktivitete po zhvillohen për promovim
13/07 12:15
Top Channel/ Bien transaksionet bankare/ Pagesat me sistemin Aips arrijnë në 922 miliardë lekë
13/07 12:12
Top Channel/ Vazhdon aksioni në Theth/ IKMT ka vijuar edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje
13/07 12:08
Top Channel/ Dënohen shqiptarët, “spiunazh” tregtar! Motër e vëlla në Londër u shpallën fajtorë
13/07 12:04
Top Channel/ Sajon rrëmbimin për të zhvatur babanë, djali në Kavajë shpik historinë
13/07 12:03
Top News- Plagosje me armë në Tiranë/ Ngjarja nga pakujdesua në një lokal, arrestohet autori
13/07 11:54