Forcat speciale të RENEA dhe njësia elitë e policisë greke EKAM zhvilluan një stërvitje të përbashkët mes tyre. Ministri Lamallari mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes ku vlerësoi rolin e kësaj njësie speciale, duke theksuar se për vite me radhë RENEA ka qenë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës në shërbim të qytetarëve. Bashkëpunimi mes dy njësive speciale, për ministrin, nuk është vetëm një trajnim i përbashkët, por një proces më i gjerë shkëmbimi përvoje dhe ndërtimi besimi mes dy policive.