Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis është rënduar. Aktori tashmë ka humbur pothuajse plotësisht aftësinë për të folur si dhe nuk arrin dot të perceptojë çfarë i thonë njerëzit. Ylli i Hollywood po kalon këtë sezon festash me anëtarët e familjes të cilët po mundohen të shijojnë çdo moment së bashku, pavarësisht dhimbjes së madhe. Bruce është i rrethuar nga dashuria e gruas dhe dy vajzave.