Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish zv.Kryeministres, Belinda Balluku, që kundërshton vendimet e dy gjykatave të posaçme për ndalimin e daljes jashtë vendit. Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë këtë të enjte, ndërsa më herët Ballukut iu rrëzua nga gjykata e apelit të posaçëm masa e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së energjisë dhe infrastrukturës.