Top News – Rekord viktimash ne Maqedoni/ 50 humbje jete në një ditë nga koronavirusi
02/04/2021 20:59

Maqedonia e Veriut të premten regjistroi 50 viktima nga koronavurusi dhe kjo është shifra më e lartë që vendi ka regjistruar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë 19 viktima u regjistruan vetëm në Shkup dhe ishin të moshës mes 46 dhe 95 vjeç. Dyzetegjashtë prej tyre kanë vdekur në spitale dhe 4 në shtëpi. Numri i të përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur tani në 3.860, shumica prej tyre në Shkup. Ndërkohë rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit, janë 1320. Sipas të dhënave, deri më tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar rreth 132.000 persona nga të cilët mbi 20.000 janë ende raste aktive. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi sipas tij “vendi tani ndodhet në fazën më kritike të pandemisë”. Ai gjatë hapjes së një spitali në qytetin e Prilepit tha se institucionet shëndetësore deri më tani me sukses po përballen me valën e tretë të virusit. Filipçe gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim, si mundësi e vetme për të luftuar sëmundjen COVID-19.

Top News – Dështon dialogu në Bruksel. Serbia nuk pranon komisionin për të zhdukurit e luftës
11/09 23:00
Top News – Vuçiç ‘dëbon’ Djokoviç. Tenisti mbështeti protestat, largohet nga Serbia
11/09 21:20
Top News – ‘Eurodeputetë fundërrina’. Vuçiç ofendoi të zgjedhurit e BE, reagime në Bruksel
10/09 21:30
Top News- ‘Paralizohet’ Athina/ Taksistët grekë në grevë, kundërshtojnë politikat fiskale
10/09 12:39
Top News- “Po synohet bllokimi i shtetit”, Osmani kritikon Listën Serbe, gati të mandatojë Kurtin
09/09 15:29
Top News – Lëkundet toka me 5,2 ballë / Dridhet Athina, tërmet i fuqishëm në ishullin grek
09/09 13:20
Top News- Marta Kos paralajmëron Vuçiçin: Retorika anti-BE nuk të përmirëson imazhin
09/09 11:58
Top News – Ende pa u mbajtur zgjedhjet. Lista serbe akuzon KQZ për ‘manipulim të procesit’
08/09 22:00
Top News – Taksistët paralizojnë Athinën. Protestë kundër hyrjes në treg të shërbimit të UBER
08/09 20:30
Top Channel/ Mitsotakis gati paketën më të madhe, pérfitojnë 4 milioné grekë
06/09 22:29
Top News- Deputeti shqiptar, kërkesë Serbisë: Presheva të pajiset me targa të vetat jo të Vranjës
06/09 19:50
Top News- Malazezët ndërpresin filmin shqip/ Reagon presidenca në Podgoricë, prokuroria nis hetimet
05/09 22:45
Top Channel/ “Filmi shqiptar të rijepet”! Presidenti malazez jep urdhrin pas skandalit
05/09 22:36
Top News- Vuçiç i përgjigjet kryeministrit kroat, i dërgon mesazh nga Pekini- Serbia do rritet
03/09 11:15
Top News- Zbardhet vr*sja e shqiptarit në Athinë/Autori mori 15 mijë € për krimin, porosia nga burgu
03/09 10:51
Top News- Dëshmitari sekret fik Vuçiç dhe provat e Hagës, Trump mbështetje për ish-krerët e UÇK
02/09 19:05
Top News- SHBA kërkon stabilitet në Ballkan/ Ambasadori në NATO- Veprojmë në unanimitet
02/09 12:24
Top News- 10 muaj nga tragjedia në Novi Sad/ Mijëra njerëz marshojnë kundër korrupsionit në Serbi
02/09 11:39
Top News – Greqia shkatërron grupin e drogës. Trafikonte miliona euro kokainë drejt Gjermanisë
01/09 14:36
Top News – ‘Unë nuk kam asnjë shef’. Vuçiç e do Bashkimin Europian, por do edhe Rusinë
31/08 12:06