Plot 129 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar më 15 qershor në Kosovë. Sipas komunikatës zyrtare në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga ku janë komnfirmuar 129 raste me Covid 19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të infektuarëve me 46, ajo e Prizrenit 18 e Vushtrisë me 15, ndërsa në komunat e tjera rastet positive me Covid janë monoshifrore.