Greqia ka shënuar të martën numrim më të madhe të të infektuarve që nga fillimi I pandemisë duke regjistruar më shumë se 20 mijë raste. Bilanci i regjistruar në 24 orët e fundit janë 21.657. Nga rastet e konfirmuara, 195 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 1644 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur. Përhapja e shpejtë mutacionit Omicron ka alarmuar shkencëtarët dhe qeverinë dhe masat e reja të planifikuara për në 3 janar, do të merren menjëherë. Ndër masat që do të hyjnë në fuqi do të jëtë ndalimi i muzikës në restorante dhe qendra argëtimi dhe kufizimi i orarit të kafeneve dhe bareve.