Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër kriminalitetit përgjatë vitit 2024. Në fjalën e tij ministri kërkoi më shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e huaja ligjzbatuese.