Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e bllokut të banimit në rrugën “Nikollë Mekjashi” në Njësinë 1, e cila kryqëzohet nga “Kostandin Shpataraku”, “Minella Karajani” dhe “Bajazit Shehu”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se gjatë këyre 4 viteve do të investohet në të gjitha akset lidhëse të periferisë me Unazën e Madhe të Tiranës, ku tha se vitin tjetër, do të vijojë puna me një paketë tjetër investimesh.