Më 18 shtator, Instituti i Statistikave do të fillojë censin e 12-të të popullsisë dhe banesave, për të ofruar një panoramë të saktë mbi lëvizjet demografike dhe aspektet sociale-ekonomike në Shqipëri. Në konferencën hapëse të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca si dhe drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.